Zgjedhjet e 23 qershorit, PAD ende nuk ka vendosur për koalicionet

Partia Aleanca Demokratike ende nuk e ka përcaktuar se me cilin koalicion parazgjedhor do të angazhohet për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Nënkryetari i kësaj force politike, Eduart Abazi tha se do të jenë strukturat e partisë ato që do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë kjo forcë politike për zgjedhjete e qershorit.Ndërkaq kryesia e Partisë Aleanca Demokratike ka vendosur që listën për garën për deputetë në Tiranë ta kryesojë Eduart Abazi, ndërsa për qarkun e Fierit, Artan Koci.