Aksident në Elbasan-Metalurgji, makina del nga rruga, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2013, 13:08
2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.Ngjarja ka ndodhur në Bradashesh, ku një automjet me targa KJ 8164 A , në të cilën udhëtonin dy femra ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjerja në mjet ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa drejtuesja e makinës ka marrë plagë të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë mundësuar dhe transportimin e menjëhershëm të të plagosurave drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.