PS shpalos programin në Bulqizë dhe Burrel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2013, 16:36
Partia socialiste nuk do të lejojë më keqpërdorimin e pasurive kombëtare dhe do të rishikojë të gjitha konçesionet e dhëna në zonat minerale.Këtë shprehu kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të rilindjes në Burrel dhe Bulqizë. Rama në fjalën e tij dha sigurinë se gjërat do të ndryshojnë pas 23 Qershorit, pasi kjo pasuri do përdoret në bazë të ligjit dhe banorëve do tu kthehet në mirëqënie.Në këtë takim Rama ishte i shoqëruar nga deputetet e Partisë Socialiste Eduard Shalsi, Englantina Gjermeni dhe Ilir Beqja. Ata shpalosën të gjithë programin i cili do të ndryshojë dhe do të nxjerrë nga varfëria ekstreme zonën e Buqizës dhe Burrelit.