PS prezanton programin në Peshkopi, Rama: Rilindje për tokat dhe rininë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2013, 14:36
Partia Socialiste vijon turin e konferencave rajonale, ku pas takimeve në Bulqizë e Burrel selia rozë do të stacionojë në Peshkopi, për të prezantuar sot pasdite programin për një Rilindje.Aktivitetin e ka komentuar edhe kreu i PS-së, Edi Rama, ku përmes rrjetit social “Twitter” shprehet:"Pas dy takimesh superentuziaste në Burrel e Bulqizë për programin, sonte në Peshkopi për Konferencën e nesërme Rajonale për Dibrën" shkruan ai."Maqellarë, Muhur, Kastriot, aty ku vota për PD me vite ka sjellë vetëm rrënim të mëtejshëm dhe ku njerëzit duan rilindje për tokën e për rininë"thekson më tej ai.