Topi në Vlorë: Bregdetasit duhet të ndalin zaptimin e tokave të tyre

Fryma e Re Demokratike nga Vlora ka akuzuar PD, PS dhe klanet mediatike të tyre që në analizat politike për zgjedhjet parashikojnë 2013 duke u bazuar në situatën e 2009. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Vlorës në sallën e Teatrit "Petro Marko", Topi tha se ky fakt tregon se ata nuk marrin në konsideratë lindjen e partive të reja me qëllim që të saldojnë bipolarizmin.Duke akuzuar qeverinë dhe njeriun që e drejton atë Topi u shpreh se kryeministrit i mungon sinqeriteti,kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura,për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit,ai kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për ti bërë pjesë e një partie politke, duke u shndërruar në një kal troje në demokracinë shqiptare.Lidhur me situatën aktuale për shkak të reshjeve të vazhdueshme, ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e situatës sidomos në Shkodër,zona të tëra të së cilës janë nën pushtetin e ujit. FRD ka paraqitur një program ambicioz, profesional dhe afatgjatë, më pas është në të drejtën e qytetarëve të zgjedhin.Duke u ndalur në cështjen e pronësisë Topi vlerësoi bregdetasit si mbrojtës të flaktë të trojeve të të parëve duke ndalur zaptimin e të babëziturve të pushtetit.Topi u bëri thirrje vlonjatëve të ndërgjegjësohen në 23 qershor. Qytetari me ndërgjegje tha ai, nuk ankohet për vepron duke parë 23 qershorin si një moment të rënëishëm për kthimin e besimit të institucionet dhe shteti.