Lumi i Tiranës, banorët mes rrezikut të përmbytjes dhe plehrave
Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit, vunë në rrezik edhe banesat që janë afër lumit të Tiranës në kryeqytet.Këto baraka të improvizuara në të cilat jetojnë më shumë familje të komunitet romë, rrezikojnë të merren nga rrjedha e ujit për shkak se vërshimi i lumit ka gërryer shtratin duke arritur deri në këto banesa.Ky është problemi më i madh i banorëve për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm, por relativisht ky lum është një risk më vete edhe për shkak të ndotjes. Autoritetet e shëndetit kanë dhënë alarmin se ndotja përgjatë rrjedhjes së tij është ekstreme duke u shndërruar në burime infeksioni apo epidemie të mundshme. E ndërsa autoritetet vendore kanë neglizhuar për vite me rradhë, as banorët nuk janë treguar të kujdeshëm për të mbatjtur pastër këtë ambjent. Vetëm në 10 minuta, mbi të zbarkuan sasi të mëdha plehrash.I vetmi projekt në të cilin mund të pritet normalizimi i situatës, është plani urbanistik i cili parashikon edhe rehabilitimin e këtij lumi. Sipas projektit të studios arkitekturore “Grimshow”, rehabilitimi i lumit nis nga ura e Brarit deri tek ura e Kamzës, një gjatësi prej 6.7 km ku do të bëhet pastrimi nga mbetjet dhe ndërtimi i hapësirave të gjelbërta. Madje ky projekt ambicjoz, parashikon edhe shtrirjen e unazës së madhe në dy anët e lumit e cila do të jetë me 8 korsi. Në muajin Nëntor 2012, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, firmosi një marrëveshje me fondin “Abu Dhabi” të cilët treguan interes të financonin në këtë projekt që arrin në koston e 114 milion eurove.Punimet për palnin urbanistik ende nuk kanë nisur dhe këta banorë, deri në realizimin e projekteve, jetojnë në mëshirën e motit dhe në mes të plehrave.