Meta në Mat, prezanton kandidatin për deputet në Dibër, apel partive për tre ligjet

E ndërsa fati i tre ligjeve për marrjen e statusit kandidat ka mbetur në stanacion, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar sërish forcat poilitike të gjejnë konsensusin për ti votuar në Kuvend.Kreu i LSI-së, Ilir Meta, nga rrethi i Matit ku zhvilloi një takim me anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes së Gruas për Integrim u bëri thirrje partive të marrin përgjegjësinë për fatin e vendit dhe të lënë mënjanë interesat e ditës.Ndërkaq Meta është shprehur i sigurtë në suksesin e LSI në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, kjo sipas tij falë rolit konstruktiv që ka luajtur kjo forcë politike.Kryetari i LSI prezantoi dhe kandidatin për deputet të kësaj partie për qarkun e Dibrës, zotin. Përparim Spahiu,  ndërsa garantoi gratë e LGI se fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre mbetet prioritet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.