Rama thirrje veriut të vendit: PD ju rrënoi ekonomikisht, reflektoni me 23 Qershor
Partia Socialiste nga qarku i Dibrës i ka bërë thirrje veriut të vendit të reflektojë në 23 Qershor, dhe ti japë fund votimit verbërisht të PD-së.Ndërsa ka prezantuar programin për një Rilindje shqiptare, Rama tha se partia nuk eshte si skuadra e futbollit,që mund ta duash edhe kur zbret nga kategoria. "Partia nuk eshte si skuadra e futbollit, mund ta duash edhe kur zbret nga kategoria, por ne fund partia loz me fatin tend diten dhe naten. Si ka mundësi se gjithë veriu voton verberisht PD-ne, kur teksa shikon hartën e varfërisë dhe të papunësisë, pjesa më e rënduar është pjesa e veriutdhe prapë ka 22 vjet që i jep besimin e pakushtëzuar PD.Ne Kavaje e zgjidhen problemin, dhe ata i pararenden rilindjes se e ndan futbollin nga politika, thane me Besen deri ne fund po jo me PD deri ne vdekje"- tha Rama.Ndërsa bëri një analizë të situatës së sigurisë rrugore në vend dhe kriminalitetit, Kryesocialisti tha se shqiptarët nuk ndryshuan sistemin për tu përballur me një situatë të tillë. "Ne e ndryshuam sistemin qe te kemi me shume peme, por sot edhe ato pak qe kemi nuk kane goje te flasin se po te kishin do kerkonin uje.Sot njerezit e kane me fjale token te veten por vetem e shohim, por asnjeri nga te dy nuk e ka mire punen, as toka e as njeriu. Ne mes te Evropes, ne vitin 2012 te kemi 4 here me pak makina se BE dhe 4 here me shume aksidente se BE. Nuk e nderruam sistemin per kete, as qe te katandisemi qe te na tregoje Fideli kujtimet e veta nga sporti se sot i vetmi sport eshte bingo"- tha ai.Ndërkaq deputeti Sajmir Tahiri deklaroi se nëse PS vjen në pushtet në 300 ditët e para të qeverisjes do të rilindë policinë e shtetit. Sipas tij, pas 23 qershorit, policise do t'i kthehet dinjiteti i munguar, edhe ne trajtimin financiar. Ndërkaq deputetja Mimi Kodheli e ka vënë theksin në ekonominë, nivelin e lartë të borxhit publik dhe shkallën e papunësisë në vend. Kodheli lëshoi akuza ndaj qeverisë per rrenim ekonomik e shtim te papunesise, duke e lidhur këtë të fundit edhe si pasojë e aplikimit të taksës së sheshtë në vend.