Tropojë, në gjëndje të rëndë minoreni, dyshohet për vetëplagosje

Një 17 vjeçar, nga fshati Has i komunës Tropojë e Vjetër, në rrethin e Tropojës, ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën pasi dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri.Sipas informacioneve të marra nga policia e qytetit verior bëhet e ditur se minoreni me iniciale B.M është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Bajram Currit por mjekët, duke qenë se nuk kanë mundësuar mjekimin e tij më të specializuar, e kanë nisur drejt spitalit të Prishtinës.Po të njëjtat burime thonë se nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja e ku, por ajo çka saktësohet është fakti se i riu ndodhet në gjëndje kritike për jetën.Policia dhe Prokuroria e Tropojës kanë ngirtur një grup të posaçëm hetimor i cili do zbardhë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.