Aldrin Dalipi: Bashkia e Tiranës nuk është zyrë hipotekash

I ftuari në intervistën e mbrëmjes për RTV “Ora News”, Aldrin Dalipi, Kryetar i Grupit të PS në Këshillin bashkiak të Tiranës, ka folur në lidhje me shpërndarjen e tapive që ka bërë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.“Bashkia e Tiranës nuk është zyrë hipotekash dhe kryetari i Bashkisë nuk drejtori i Hipotekave. Ne i kemi kthyer një përgjigje shumë të saktë abuzimit që Lulzim Basha bëri në 8 Maj duke luajtur me këtë kartë dhe duke premtuar që brenda muajit Nëntor do të zgjidhte këtë problem. Kjo është një kartë për të cilën Basha duhet të kërkojë ndjesë që ka abuzuar dhe ka mashtruar dhe që zyrat e qeverisë së tij e bllokuan për kaq kohë.Vullnetet politike që përdoren përpara zgjedhjeve tregojnë që këto janë mbajtur peng për qëllime elektorale. Fakti që ato u mbajtën peng që nga 2005 për të goditur bashkinë e Tiranës, u tregon qytetarëve që ky proçes u politizua dhe është i paparanueshëm për lojën që bëhet ndaj interesave të qytetarëve.Në lidhje me planin që Basha deklaron herë pas here dhe e quan kushtetutë të qytetit, kemi një përdorim politik . Ky është një proçes krejtësisht teknik dhe që u shërben qytetarëve të Tiranës sepse u përdorën taksat e tyre. Ky plan zhduk hapsirat e gjelbërta sepse Tirana sot ka një fluks ndërtimesh të pashitura dhe një krizë të biznesit të ndërtimit. Tirana ka arritur në rreth 600 mijë banorë dhe me këtë plan hapet rruga që të shtohen dhe rreth 400 nijë banorë, pra në vitet e ardhëshme Tirana të arrijë në 1 milion banorë. Ky do të jetë një qytet ku nuk mund të jetohet normalisht, një qytet pa hapsira dhe mundësira zhvillimi normale të komunitetit.Këtu nuk bëhet fjalë për të hedhur poshtë një plan për inat të dikujt. Ekzistojnë dhe hapsirat ligjore dhe vullneti politik për tu dhënë qytetarëve atë që meritojnë. Tirana nuk është qyteti perfekt, por nëse ne duam të rruajmë një status të caktuar dhe të menaxhojmë me kujdes resurset që Tirana ka, do ti ofrojmë qytetarëve atë që meritojnë.