Hapja e dosjeve, ish-të përndjekurit në Shkodër: Domosdoshmëri
Pr/ligji për lustracionin ka bërë që ish-të përndjekurit të nisin diskutimet rreth përmbajtjes së tij. Nga Shkodra, qyteti që i bëri rezistencën më të fortë diktaturës, u tha që hapja e dosjeve eshte e domosdoshme. Kjo shtresë kërkoi që pas hapjes së dosjes çdo zyrtar i implikuar duhet të dorëhiqet nga jeta publike.Shkodër-E quajnë domosdoshmëri hapjen e dosjeve. Këtë qëndrim kanë ish-të përndjekurit politik lidhur me ligjin e lustracionit, i cili ka shënuar edhe nisjen e diskutimeve me këtë shtresë në të gjithë vendin.Ndalesa e parë që Kreu i Insitutit të ish-të përndjekurve politik të Shqipërisë, Bilal Kola bëri ishte Shkodra, qyteti që i bëri rezistencën më të fortë diktaturës.Edhe pse pranon se përgjatë këtyre 24 vite ka patur ndërhyrje në dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit, e ku një pjesë janë eleminuar, Kola thekson se janë mbi 20 mijë të tilla që duhet të zbardhen.Ish-të përndjekurit kërkuan që çdo zyrtar që rezulton i përfshirë, pas hapjes së dosjeve, duhet të dorëhiqet nga jeta publike.