Nishani- medias: Respektoni të drejtën për privatësi

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, organizoi pritjen e Vitit të Ri me median shqiptare, një ditë pas sulmit ne revistën franceze “Charlie Hedbo” që la pas 10 gazetarë të vdekur. Dhe ceremoninë Kreu i Shtetit e nisi me një homaxh ndaj tyre.‘Ky takimi vjetor përkoi me ngjarjen e djeshme shokuese për mbarë opinionin botëror, por veçanërisht për botën e medias dhe gazetarët: aktin barbar të djeshëm në Paris në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” ku humbën jetën gazetarë të njohur e të shquar, Presidenti i Republikës i ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në shenjë nderimi”.Duke vlerësuar punëtorët e medias, siç i cilësoi Presidenti për punën në vitin 2014, një vit i vështirë, Kreu i Shtetit iu drejua medias me apelin, për të mos rënë pre e joshjes së pushtetit.“Është detyrë e juaja të informoni krahas të tjerave sa ma shumë mbi politiken, Parlamentin, Presidentin, Qeverinë, mazhorancën dhe opozitën sepse transparenca e aktivitetit të tyre e bën më të shëndetshme jetën demokratike të vendit.Bëjeni këtë pa rënë në varësinë dhe pa pranuar joshjen e tyre kështu u shërbeni më mirë standardeve demokratike e evropiane të vendit tuaj”.Nishani kërkoi edhe respektimin e privatësisë.“Në fjalët dhe kamerat tuaja, ju posedoni një pushtet dhe përgjegjësi të madhe ndaj sa më shumë t’i shmangeni tundimit për sensacion duke mbajtur referencë vetëm të vërtetën, atëherë pushteti që konsiderohet i katërti, etikisht mbetet i pari.Unë mendoj se në qoftë se respektoni të drejtën e individit për privatësi, pa ngatërruar sferën private me atë publike, kur objektit të kritikës publike i jepni të drejtën e mbrojtjes publike ju shndërroheni në partner të besueshëm të shoqërisë shqiptarë, në avokatë publikë të interesave të saj”.Në pritjen me median, Presidenti i Republikës dekoroi për merita të veçanta civile, pas vdekjes, gazetaren e "News 24", Enkelejda Skënderasin, e cila humbi jetën vitin e shkuar në krye të detyrës.nishani ylli ndroqisg/Oranews.tv/