Aksidentet rrugore, Haxhinasto: Shkak kryesor mungesa e sinjalistikës

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, inspektoi sot punimet përgjatë aksit Kashar-Durrës.Ministri deklaroi se mungesa e sinjalistikës është shkaku kryesor i aksidenteve ndaj do të merren masa për firmat konçensionare që nuk marrin masat në këtë drejtim.Tirane- Mungesa e sinjalistikës në akset rrugore të vendit në shumicën e rasteve është shkaktare e aksidenteve dhe synimi i Min istrisë së Transporteve është eleminimi i tyre që vjen si pasojë e mospajisjes së tyre me shenja dalluese.Ka qenë ky konstatimi i Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili gjatë së enjtes ka inspektuar punimet në aksin Kashar – Durrës duke pohuar se brenda dy muajve projekti do të përfundojë.I shoqëruar drejtori i Përgjithshëm i Autoritetet Rrugor Dashamir Xhika, Ministri pohoi se një nga përparësitë e institucionit që ai drejton është eleminimi i atyre pikave të zeza për të shmangur kështu aksidentet rrugore.