Intervista me VIDEO/ Blushi: Unë shkrimtari paradite, politikan pasdite
Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë të cilët nga letërsia hynë në politikë, për Ben Blushin ndodhi ndryshe. Nga politika hyri në letërsi.Thotë se ka pasion të madh të flas në Parlament, megjithatë ka gjetur një paqe dhe me unin si shkrimtar.Ka raste kur të dy janë dembelë, edhe politikani edhe shkrimtari, siç ndodh edhe këto ditë megjithatë të gjithë kritikëve i jep një përgjigje “Ende nuk ka ardhur dita për të lënë njërën në funksion të tjetrës .Duke qeshur thotë se ka bërë edhe “gabimin’ duke qenë anëtar i kabinetit qeveritar.Shkrimtari dhe politikani Ben Blushi ishte protagonisti i parë i emisionit “Kronikë e Pambaruar” e ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli, Emisioni kulturor mbrëmjen e 7 Janarit nisi rrugëtimin në televizion Ora News.“Një nga pasionet e mia të mëdha është të flas në Parlament. Më jep kënaqësi të madhe të flas. Herë pas here kur e bëj, në fakt nuk e bëj shpesh, por kur e bëj e ndjej se kam nevojë. Shumë njerëz kur më pyesin them se kam gjetur një paqe mes shkrimtarit e politikanit. Ka raste kur njëri është shumë aktiv, tjetri shumë pasiv.Ka raste kur të dy janë shumë dembel, siç mund të jetë, rasti tani për tani. Të dy janë shumë dembel edhe politikani edhe shkrimtari. Ka raste kur jam shumë aktiv politikisht për një sezon apo sezon tjetër.Ka raste kur njerëzit ankohen për të dyja gjërat që bëj. Njëra palë thotë se ti shkruan romane e nuk merresh me punën për të cilën paguhesh, unë paguhem si politikan, një palë tjetër thotë lëre politikën se këtu je më i aftë se si politikan nuk vlen.Unë do të përpiqem ti bëj të dyja për aq sa kam mundësi, frymëzim dhe pasion. Kam përshtypjen se nuk ka ardhur dita të lërë njërë në funksion të tjetrës, apo për ti lënë të dyja. Kam gjetur një ekuilibër timin dhe herë pas here e them me shaka unë bëj shkrimtarin paradite e politikanin pasdite. " thotë Blushi. (Ndiqni videon lart, minuta e 28:00)Shqipëria në një fazë pesimisteBeson thellësisht, dhe ditët e fundit ende më shumë po e bindin se Shqipëria është përfshirë në një cikël pesimist të zhvillimit të vet, jo shumë të ndritshëm dhe jo shumë me humor. Ndikuar dhe nga Europa e cila edhe ajo ndodhet në gjëndje pesimiste.“Në përgjithësi Europa është kështu sot. Europa që ne kemi njohur në vitet 1990- 2000 ishte fantastike. Ishte fuqia e Europës që na ndryshoi ne. Ishte një diell aq fantastik sa na magnetizoi prandaj ndryshuam në vitet 90. Nëse Europa do ishte e dobët do të vazhdonim ashtu në gjëndjen hibride."Letërsia shqiptare mbetet e izoluarPër Blushin si shkrimtar kufizimi linguistik, jemi një gjuhë që flitet nga një numër shumë I vogël, dhe izolimi ynë kulturor ndikon në faktin që shkrimtarët shqiptarë e kanë më të vështiër të ëprparojnë në tregun botëror.“Ende elitat politike letrare nuk e kanë integrimin në Evropë. Për fat të keq mbetemi letërsi e izoluar kjo është dhe arsye që ne kemi shumë të vështirë të kalojmë në tregjet e mëdha.Romanin “Otello, Arapi i Vlorës” thotë se i ka dhënë shumë kënaqësi pasi ka më shumë poezi se të tjerët. Me të ka dashur të përcjellë një mesazh kundër racizmit.“Si mendoni. Një njeri si Otello më shumë do vuante në Angli apo Shqipëri? Mendoj në Shqipëri. Ne nuk jemi mësuar shume me të ndryshmen, pasi kemi qenë të izoluar”Pse eshte pesimist?Në 2001-2002 Blushi ka qenë Ministër i Arsimit dhe Shkencës, sot duke qeshur thotë “e kam bërë edhe atë gabim”Ndihet pesimist pasi investimi për një shoqëri të ditur vazhdon të jetë i pakët.“Është shumë më e sukseshme dhe më me lirë kurimi i injorancës. Injoranca eshtë e vetmja semundje qe nuk kurohet ne spital po në shkollë. Ne do të kishim një rrugë shumë të më shkurtër në këto 20 vjet, do kishim më pak korrupsion, më pak probleme me vendosjen e ligjit, më pak emigrancion, nëse do të investonim për një shoqëri të ditur. Ne nuk e kemi bërë. Këto janë gjëra që më bëjnë pesimist.Nëse investojmë për dije dhe i japim të gjithë brezave një qasje tjetër kam përshtypje se vuajtjet tona janë më të shkurtra. Duhet të jemi shumë më agresiv në investimin kulturor në përgjithësi.”