Në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për Kosovën, sesa Kosova për ne
Shkrimtari dhe politikani Ben Blushi ishte protagonisti i parë i emisionit “Kronikë e pambaruar” e ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli I cili mbrëmjen e 7 Janarit nisi rrugëtimin në televizion Ora News. Blushi beson gjithashtu se në të ardhmen do të jetë Shqipëria që do të ketë nevojë më shumë për Kosovën dhe jo e kundërta.Ben Blushi:“Shpresoj që nuk e kam gabim, por në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për tu bashkuar sesa Kosova për Shqipërinë. Për ne ky është një ideal i pakonsumuar.Megjithëse brezat ndryshojnë nevoja për një bashkim kombëtar nuk ka për të ndryshuar në një rrugë apo në një rrugë tjetër. do të thtoë se një ditë ka për të ndodhur por konstatoj se Shqipëria do të ketë më shumë nevojë ta “kolonizojë” Kosovën, nuk dua të spekulloj me këtë që them, pra ta përfshijë, ta integrojë, për arsye kombëtarë, rritjes, madhësisë, tregut, financave, fuqisë në rajon, Kosova mund të jetë pak më e ftohtë, për shkak se dua ta them sinqerisht këtë gjë, nuk është se nga Shqipëria shkon një model i shkëlqyer në Kosovë i funksionimit të shtetit, kompromisit politik, cilësisë së qeverisë apo administrimit, shfrytëzimit të burimeve natyrore.Artin e kompromisit ato e kanë më të fortë, sado me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, u torturuan 6 muaj, arritën të bëjnë një qeveri të përbashkët. E imagjinoni të ndodh kjo në Shqipëri?!Unë them se në Shqipëri kjo s’ka për të ndodhur, ndoshta dhe për 10 vjet, që dy parti të mëdha antagoniste me njëra tjetrën, pothuajse kanë luftuar me armë, se ne kemi luftuar me armë në 1997 dhe 2001, të bëjnë një koalicion të përbashkët. Ata në Kosovë e bënë.Në kuptimin e administrimit të shtetit nuk është se po tregojmë një shembull të madh e të admirueshëm me të cilin Kosova mund të binte në dashuri, e Kosova të thotë që të bashkohemi me këta se jetojnë më mirë. Shteti i Kosovës është më i fortë se i joni. Që kur hyn e kupton polici është më i vendosur, rruga është më e pastër, kafshët e egra nuk dyndin rrugën. Kjo luftë që po bëjnë ne me energjinë nuk ekziston në Kosovë. Atje nuk ka njeri që mendon se nuk mund të paguajë energjinë. Në shumë kuptime kanë një shtet më të konsoliduar dhe kanë më shumë frikë nga shtetit dhe kanë një drejtësi më të pavarur për shkak të EULEX e sovranitetit të kufizuar që kanë pasur në këto raste. Në të ardhmen nëse ne nuk kemi shumë progres të shpejtë ekonomik, financiar, atëherë pse do të ketë shumë nevojë Kosova për ne?! Unë them se ne do të kemi më shumë nevojë për ata.Kam thënë që pavarësisht problemeve që ka Kosova është pak më shumë optimiste se ne si shoqëri, pra kanë më shumë besim se e nesërmja do të jetë më e mire."sg/Oranews.tv/