PD për reformën e pensioneve: E pastudiuar, nuk sjell asgjë të re
Opozita, jo vetëm është skeptike por e cilëson reformën e mazhorancës për pensionet si shkatërrim të gjithë skemës.Kreu i Departamentit për Punësimin dhe Çështjet Sociale në Partinë Demokratike, Kastriot Sulka, thotë se ndryshimet në ligjin për pensionet janë të pastudiuara, nuk sjellin asgjë të re dhe nuk lehtësojnë buxhetin e shtetit.“U rrit mosha e pensionit me rreth 2 vjet, çka nënkupton faktin se ti ke shtyrë problemin, nuk e ke zgjidhur. Ata një ditë do dalin në pension.Së dyti informaliteti përkatës, njerëz të cilët nuk paguajnë sigurimet shoqërore, në Shqipëri është një numër i konsiderueshëm. Dhe në vend që një reformë të synonte që të përfshinte këtë grup njerëzish, kjo i desintivon njerëzit”.Sulka, kundërshton dhe ndryshimin që njëson pagesën e kontributeve të zonave rurale me ato urbane. Sipas tij ndërhyrja mund të sjellë pamundësi për pagimin e kontributeve për qytetarët në zonat rurale.“Futja në skemë e pensionit social nënkupton që do të kenë një ndihmë ekonomike, cilido qoftë kontributi i njerëzve”.Po me aq shqetësimim, drejtuesi i Departamentit Çështjet Sociale në Partinë Demokratike, sheh dhe vendimin për pensionet sociale.Ndryshimi i vetëm që nuk gjen kundërshti dhe shihet si i duhur, është heqja e tavanit që nuk lejonte që pensioni të kapërcente mbi 24 mijë lekë.