Ish-Presidenti Sarkozy në mbështetje të Hollande për sulmin në “Charli Hebdo”

Ish-Presidenti Francez Nicolas Sarkozi u takua me Francois Hollande në Paris të enjten për të ofruar mbështetjen e tij pas  sulmit në revistën satirike franceze Charlie Hebdo.Takimi mes tyre u mbajt në Elize dhe në qendër të tij ishin pasojat e sulmit terrorist, ku 12 persona humbën jetën, por edhe sigurinë e brishtë të vendit gjatë këtyrë ditëve.Sarkozi dhe Hollande shtrënguan duart para takimit, dhe pas përfudnimit të tij, Sarkozi, i emocionuar iu drejtua mediave duke thënë se reagimi i vetëm ndaj sulmeve të tilla barbare, është bashkimi."Franca është e bashkuar përballë këtij sulmi brutal. Shoqëria e civilizuar duhet të bashkohet përballë këtij barbarizmi," tha ai.Militantët islamikë kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur Francën dhe forcat e saj ushtarake, gjë e cila detyroi qeverinë franceze të përforcojë  ligjet anti terroriste që nga viti i kaluar.Ndërkaq presidenti Hollande mblodhi kabinetin e tij sërish sot për të diskutuar gjendjen e vështirë që po kalon Franca, pasi situata po përkeqësohet.Një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur sot në mëngjes, pas të shtënave me kallashnikov nga një shtetas afrikan, ndërkohë që ka patur sulme me bomba në pjesë të tjera të vendit. Vendi është në gatishmëri për kapjen e atentatorëvë dhe stabilizimt të situatës.