Lezhe, në spital mungojnë mjekët specialistë, pacientet i drejtohen Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2015, 10:29
Në Spitalin Rajonal të Lezhës, mungojnë mjekët specialistë dhe për të marrë shërbime qytetarët duhet t'i drejtohen Tiranës apo Shkodrës.Thuajse në të gjitha pavionet mungojnë mjekët specialist dhe kjo është kthyer në një problem shqetësues. Kjo problemtikë është ngritur nga Drejtori i Spitalit Nevruz Bare, sipas të cilit nevoja për mjek në këtë spiatal është e madhe dhe për këtë i është bërë kërkese edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por shpresohet që ky problem të zgjidhet këtë vit.Ndonëse është një spital rajonal dhe ju shërben mijëra banorëve në tre rrethet e qarkut të Lezhës, kjo nuk ka marrë vëmëndjen e duhur nga Ministria e Shëndestisë, pasi qytetarët për të marrë shërbime ju duhet që ti drejtohen Tiranës.