Masakroi familjen Markaj në Pukë, ekstradohet nga Greqia Sokol Permarkaj
Mengjesin e së premtes anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me nje autobus, ndersa po ktheheshin nga nje vizite familjare. 200 metra larg baneses se tyre kane rene ne priten e ngritur nga anetaret e familjes Permarkaj, te cilet kane qelluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjte e tyre.
Per pasoje mbeti i vrare ne vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vellai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rende Tone Markaj, 39 vjec, bashkeshorte e nje prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.
Policia gjeti te plagosur ne vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se eshte qelluar gabimisht nga familjaret e tij gjate prites se ngritur komshinjeve te tyre.