Referendumet lokale, në 14 janar shqyrtohet rrëzimi i vendimit të KQZ
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë në 14 janar kërkesën e Partisë Socialiste, për rrëzimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat kanë hapur rrugën referendumeve lokale, kundër ndarjes së re administrative-territoriale.Sot Kolegji mori në shqyrtim ankimimin e socialistëve dhe bashkoi kërkesat për të kundërshtuar referendumin në 130 komuna që janë kundër hartës së re terrotoriale. Kolegji gjithashtu pranoi Partinë Demokratike si palë të interesuar në proçes.Me bashkimin e çështjeve, Kolegji hodhi shortin për një trupë të re gjyqtarësh, që do të kryesohet nga Edlira Petri.PS kërkon shpalljen si të pavlefshme të vendimeve të KQZ-së, e cila pajisi komunat me formularin tip, për të vijuar proçedurat për zhvillimin e referendumeve.Përplasja në Kolegj vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, la në fuqi ndarjen e re terrotoriale, që e ndan Shqipërinë në 61 Bashki.