Rritja e taksave, ekspertët rritja nuk është në shifrat që deklaron politika

Taksat janë rritur, por jo në nivelin 50%.Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, shpjegon se ajo që deri më tani është e sigurt është fakti se taksat janë rritur, por nuk mund të thuash një përqindje pasi kjo përcaktohet në fund të vitit kur bëhet një balancë e barrës fiskale.Tiranë- Në Shqipëri janë rritur taksat, por jo me 50% siç argumenton opozita. Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi , shpjegon se ajo që është e sigurt është fakti se niveli i taksave është rritur gjatë këtij viti, por nuk mund të thuash një përqindje pasi kjo llogaritet vetëm në fund të vitit kur nxiret niveli i barrës fiskale.Sipas Preçit rritja e taksave është negative për ekonominë shqiptare, pasi ul interesin e investitorëve për të ardhur në Shqipëri.Eksperti i bën thirrje qeverisë që te luftojë informalitetin, pasi është në nivel shumë të lartë.Viti 2015 pritet të jetë një vit testi për ekonominë shqiptare, pasi rritja e taksave do të sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por nga ana tjetër do të thotë më pak investime.