Sërish të shtëna me armë zjarri në Paris, vdes nje police, një tjetër plagoset. Franca mban 1 min heshtje

Një tjetër ngjarje trondit sot Parisin. Një oficer policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi një person i armatosur me kallashnikov nisi të qëllojë mbi ta.Pas sulmit të dy policët mbetën të plagososur, por njëri prej tyre nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e e të shtënave me kallashnikov. Autori është në arratisur ndërkohë që autoritetet konfirmojnë se  ai është një afrikan 52 vjecar.Nuk është ende e qartë nëse afrikani ka lidhje me  atentatorët e masakrës në revsitën satirike "Charli Hebdo". Ngjarja vjen një ditë pasi Franca dhe e gjithë bota u trondit nga vdekja e 10 gazetarëve të revistës dhe 2 oficerëve të sigurisë.Ndërkohë sipas mediave franceze një shpërthim ka ndodhur në një restorant pranë një xhamie në Rhone në Vilëfransh, por nuk ka viktima.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, por nuk ka detaje të tjera. Kryetari i  Bashkisë së Vilëfransh, Bernar Pery: Druaj se sulmi ka lidhje me ngjarjen dramatike që ndodhi dje në Paris. Ngjarjet vijnë në ditën kur Franca mban zi për 12 viktimat e djeshme.france 1 france 2 france