Diplomatët shqiptarë në Francë: Sulmi ishte paralajmëruar me herët

Për ish ambasadorin shqiptar në Francë, ajo cka ndodhi këtë të mërkurë në zemër të Parisit ishte një kronikë e paralajmëruar më herët dhe kjo për vetë faktin se gazeta "Charlie Hebdo" dhe vetë Franca ka qënë vazhdimisht nën targetin e sulmeve terroriste. Për ish diplomatin tonë në Paris, gazeta satirike ka qënë mjaft provokuese dhe kjo ngjarje duhet të shërbejë për një sensibilizim të opinionit publik.“Ka kohë që Franca po bëhet target i kërcënimeve terroriste nga grupe ekstremiste fondamentaliste të fesë islame”, tha Ylljet Aliçka.Fakti që ky sulm i rëndë, i kryer me gjakftohtësi nga njerëz profesionistë ndodhi pikërisht në Francë, për ish ambasadorin tonë atje, tregon qartë faktin se gjithnjë e më shumë terrorizmi po gjen hapësirë në Europë.Ndërsa ambasadori aktual i Shqipërisë në Francë, ndërsa shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë, rendit të gjitha masat shtesë të sigurisë që qeveria franceze ndërmorri menjëherë pas sulmit. I pyetur nga Ora News nëse kjo ngjarje do të shoqërohet me masa shtrënguese të ligjeve për emigrantët, ambasadori Tola zbulon se për ironi të fatit pikërisht cështja e sistemit të azilit, një cështje e shumë debatuar nga politika franceze, aktualisht po diskutohet në parlament megjithatë tashmë vëmëndja së paku edhe në ditët në vijim do të përqëndrohet tek ngjarja e rëndë që i morri jetën 12 personave.