AKEP shtyn vendimin, në fund të janarit do të vendoset për barazimin e tarifave celulare

Barazimi i tarifave celulare shtyhet në fund të muajit janar pas ankimimit të 4 kompanive celulare. AKEP vendosi që në 1 janar do të barazoheshin tarifat por hyrja në fuqi e këtij vendimi do të bëhet pas shqyrtimit të ankimimeve të komanive celulare të cilat nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.I vendosur përballë ankesave të kompanive celulare AKEP ka shtyrë vendimin që njehson tarifat celulare jashtë rrjetit. Altin Rrapaj, Drejtor Rregullator i tregut thotë se vendimi do të bëhet publik në fund të muajit janar.Ndërkohë që deri në marrjen e vendimit do të mbeten në fuqi tarifat aktuale.Rrapaj shpjegon se vendimi për barazimin e ofertave është marrë me synimin  për të ulur tarifat për konsumatorët.AKEP vendosi në nëntor për të njehsuar tarifat  që përdoren.