Udënisht, INUK shemb 6-katëshin, avokati i pronarit dhunë verbale ndaj gazetarit të Ora News

Pogradec-Më këtë shpërthim INUK ka përmbyllur fazën e tretë të aksionit në Udënisht të Pogradecit.Objekti 6 katësh u hodh në erë me shpërthim të komanduar në orën 14:00 të së enjtes, ndërsa për shembjen u përdorën 44 kilogram eksploziv C4 të vendosura në rreth 600 vrima në objekt.Por prishja e godinës duket se i ka prishur gjakun avokatit të pronarit, i cili nervat me INUK i ka nxjerrë me gazetarin e Ora News, Artin Halili dhe kolegët e tij në qarkun e Korçës.Riza Hiçka ka ushtruar dhunë fizike e verbale ndaj gazetarëve, ndërsa u ka dëmtuar edhe mjetet e punës.Pas këtyre momenteve tensioni e presioni ndaj gazetarëve në krye të detyrës, kanë ndërhyrë efektivët e policisë që kanë shoqëruar avokatin Riza Hiçka në komisariat.