Fier, bie fuqia blerëse, më pak fitime për biznesin e vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2015, 11:36
Fier-Festat e fundvitit shihen si periudhë e artë për tregtarët që fitimin e mundshëm e presin nga ardhja e emigrantëve dhe shpenzimet tepër të nevojshme të qytetarëve. Por pritshmëritë këtë vit nuk ishin të kënaqshme duke qënë se qytetarët shpenzuan më pak për shkak të të ardhurave më të ulta.Sektori i biznesit që ka një ndikim të rëndësishëm në aspektin ekonomik e shikon veten në vështirësi për të mbuluar shpenzimet e tyre. Tregtarët shprehen se nuk ka fuqi blerëse dhe fitimi i pakët po con bizneset drejt falimentit.Sipas tregtarëve kriza ekonomike ka përfshirë edhe emigrantët që në vitet e shkuara kanë qënë fitimi më i madh për ta.