Projektligji për Policinë Ushtarake, mision lufta ndaj terrorizmit

Ministrja e Mbrojtjes prezanton projektligjin, i cili është përshtatur me standartet e shteteve anëtare në NATO. Në fjalën e saj Ministrja, Mimi Kodheli ,u shpreh se Iniciativa për miratimin e këtij projektligji vjen edhe si një domosdoshmëri e faktit që veprimtaria e realizimit të misionit të Policisë Ushtarake ka pasur zhvillime në këto vite për shkak edhe të ndryshimeve, shpeshherë drastike, që kanë ndodhur në situatën gjeopolitike në të cilat veprojnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë.Ministrja Kodheli u shpreh se Jo më larg se dje, ndodhi një akt terrorist, të cilin mbarë bota demokratike e ka cilësuar si një ndër aktet më të rënda që i ka ndodhur jo vetëm botës mediatike, por pa as më të voglin dyshim, gjithë botës demokratike.Projektligji pritet të forcojë dhe garantojë akoma më shumë zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë në përgjithësi në Republikën e Shqipërisë dhe do të thjeshtësojë e ndihmojë akoma më shumë veprimtarinë e tyre të përditshme.Projektligji për Policinë Ushtarake do të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare përkatëse dhe më pas do të diskutohet dhe miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.