“Inflacioni i ndikuar nga Eurozona, importojmë 50% të mallrave”
Ekonomia shqiptare në stanjacion.Eksperti Arjan Kadareja shpjegon se rënia e inflacionit tregon një rritje të dobët ekonomike si dhe konsum të ulët.Një inflacion poshtë nivelit të BSH-së sipas Kadaresë ka ardhur e ndikuar edhe nga niveli i inflacionit në Eurozonë, pasi Shqipëria importon rreth 50% të mallrave.Tirane- Ekonomia shqiptare përfshihet nga ngërçi ndërkohë që monedha shqiptare vijon zhvlerësimin. Rritja ekonomike e dobët si dhe konsumi i ulët kanë bërë që gjatë muajit dhjetor inflacioni të ulet në 0.7% nga 3% që duhet të jetë.Eksperti, Arjan Kadareja, deklaron se inflacioni në Shqipëri është i ndikuar edhe nga Eurozona pasi vendi ynë importon rreth 50 % të mallrave.Ndërkohë përsa i përket 2015, Kadareja shpjegon se inflacioni i ulët nuk do të jetë problem.Sipas INSTAT, në muajin dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %. Ndërkohë që një vit më pare ky ndryshim ishte 1.9 %.