OSHEE: Energjia elektrike në Librazhd rikthehet pas 48 orësh
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes deklaron se brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia për 2200 abonentët e zonav të Librazhdit, të cilat prej ditësh vuajnë mungesën e energjisë.“150 punonjës të OSHEE-së, të organizuar në 22 grupe kanë punuar në terren duke mundësuar ditën e djeshme rikthimin e energjisë elektrike edhe për 310 abonentë të tjerë, pas zëvendësimit të dy transformatorëve që ishin djegur.Sakaq, po ndërhyhet në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e sotme për 1000 abonentë të tjerë,” informon OSHEENë kushtet e rrugëve të zena nga bora dhe ngricat të cilat përbëjnë vështirësi për të shkuar në kabinat dhe linjat me difekt, kompania OSHEE ka angazhuar 1 buldozer dhe 4 fadroma të mëdha. Këto mjete janë angazhuar për hapjen e 43 km rrugë çka do të krijojë mundësinë për të shkuar mjetet e punës për eleminimin e difekteve në 25 km linjë 10kV.