Kleriku i Turqisë: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Islamit
Kleriku i lartë i Turqisë ka dënuar ashpër vrasjen e dymbëdhjetë njerëzve në redaksnë e revistës satirike Sharli Hebdo, duke e quajtur një sulm të drejtpërdrejtë në Islam. Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara, kreu i drejtorisë fetare të Turqisë, Mehmet Gormez tha se sulmi ka minuar vlerat islame të paqes."Kjo masakër, që thuhet se është kryer për motive hakmarrje, është një sulm i qartë me qëllim shuarjen e vlerave supreme që janë instaluar nga Profeti Muhamed, i dërguari i paqes. Me fjalë të tjera, ky sulm u krye drejtpërdrejt kundër Islamit dhe myslimanëve, të cilët janë anëtarë të kësaj feje të nderuar ", tha Gormez.Ai theksoi dëmin që pëson Islami nga sulmi në Sharli Hebdo."Çdo deklaratë që e lidh këtë sulm me Islamin, është po aq destruktive dhe shkatërruese sa vetë sulmi dhe ka të njëjtin efekt tek komuniteti mysliman, u shpreh Gormez. Ndërkaq Afganistani, Pakistani, dhe vende të tjera me shumicë myslimane i kanë shprehur ngushëllimet Francës për humbjen e 12 jetëve dhe kanë dënuar ashpër sulmin terrorist.