Artistët e TKOB të indinjuar: Prova në temperatura shumë të ulëta
Temperaturave të ulta nuk i kanë shpëtuar as artistët të cilët provat për koncertin e tetë janarit i zhvillojnë në qëndër të Tiranës. Të indinjuar jashtë kamerave ata u shprehen se kushtet e sallave në të cilat ata bëjnë prova janë jashtë standarteve dhe kështu janë të detyruar që gjatë provave të mbajnë veshur xhup doreza apo shall , gjë që ua vështirëson atyre punën.Edhe pse në këto kushte artistët janë të detyruar të bëjnë prova për koncertin e 8 janarit.Katër pjesët nga kompozitorët me famë botërore ngjiten për herë të parë në skenën e TKOB e për sopranon Erjona Gjyzeli ky është një emocion I vecantë dhe njëkohësisht vlerësim nga ana e atyre që ia ofruan këtë pjesë.Edhe pse është përzgjedhur një repertor i vështirë për dirigjentin Edmond Doko interpretimi i pjesëve do të dalë me sukses pasi orchestra është përgatitur shumë për t’o ofruar publikut kënaqësi.Koncerti do të shfaqet në tetë janar në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.