Kurbin, jeta në një kontenier, familja me 4 anëtarë prej 8 vitesh pa banesë

Kurbin-Ky kontenier është prej vitesh streha e familjes së 62 vjeçarit Sadik Jahja në fshatin Mal i Bardhë të Kurbinit. Në një varfëri te tejskajshme familja prej 4 anëtarëshe lufton për të siguruar bukën e gojës duke mbledhur cdo ditë kanace.Lufta e ashpër është edhe për t'i mbijetuar të ftohtit, ku dy fëmijët e vegjël, gdhijnë e ngrysin ditët herë me drita dhe herë në errësirë.Nata e ndërrimit të viteve për këtë familje nuk kishte asnjë ndryshim, ku në tryezën e thjeshte u vura para buka e përditshme, ndërsa të vegjlit nuk mundën t'i gëzoheshin as ndonjë dhurate, sado modeste.Ndonese ka trokitur pafundësisht në dyert e insitucioneve 62 vjecari Sadik Jahja nuk ka mundur të sigurojë asnjë banesë për familjen e tij.Duke apeluar për ndihmë në këto ditë të vështira, ajo që e mban gjallë është shpresa se një ditë fëmijët e tij do të mund të jetojnë me dinjitet në një banesë normale