Ulja e temperaturave, në Shkodër ndizen sobat me dru dhe oxhaqet

Shkoder-Ulja e temperaturave ka shtuar konsumin e lëndëve ngrohëse në familjet e shkodranëve. Qytetarët shpjegojnë se kanë më shumë leverdi të ngrohen me dru, se me gaz apo energji elektrike, sidomos pas rritjes së kostos së kësaj të fundit.Nga 3500 lekë të reja deri në 6000 lekë në muaj është mesatarja e konsumit të ngrohjes me gaz në familjet e shkodranëve, ndërsa për ngrohjen me dru mesatarja për një dimer shkon deri në 30.000 lekë të reja.Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për sa është numri i familjeve që shfrytëzojnë dru për ngrohje, nga shitja e sasive të druve mund të përllogaritet se mbi 50 për qind e familjeve në Shkoder ngrohen me dru.Shitja e druve nga viti në vit është gjithnjë edhe më i madh, për shkak se kostoja është dyfish me e vogël se shfrytëzimi i lëndëve tjera për ngrohje apo të energjisë elektrike. Sezoni i ngrohjes zgjatë 6 muaj, ndërsa mesatarisht një familje harxhon 10 metër kub dru për gjithë dimrin.