Masakra në “Charli Hebdo”, 88 mijë policë në kërkim të dy terroristëve
Paris-Policia franceze ka aktivizuar 88 mijë persona për të gjetur dy vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi, të shpallur në kërkim që prej të mërkurës, në mbrëmje pasi u identifikuan si autorët e masakrës së 12 personave, mes tyre 8 gazetarë të revistës satirike "Charlie Hebdo".Sipas informacioneve më të fundit, ata nuk janë ngujuar në një shtëpi në veri të Parisit siç dyshohej, por kanë marrë arratinë në lindje të kryeqytetit dhe po ndiqen nga policia.Të gjitha pikat e hyrjes në kryeqytet janë bllokuar, ndërsa godinat më të rëndësishme të Parisit janë blinduar me forca të shumta sigurie për të shmangur ndonjë sulm tjetër.Gjatë paradites, mediat raportuan se ata kanë grabitur karburant, ushqime dhe sende të tjera dhe më pas janë janë larguar në drejtim të Seine-et-Marne. Makina e të dyshuarve sëbashku me vrasësit brenda u indetifikua 85 kilometra larg nga Parisi dhe po udhëtonte në drejtim të kryequtetit francez. Ndërkaq janë ndaluar nga policia motra dhe kunati i tyre si edhe bashkëshortja i njërit prej të kërkuarve.Ndërkohë, Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv, ka dënuar ashpër valën e sulmeve të vogla të ndodhura ndaj objekteve myslimane të kultit gjatë paradites së të enjtes."Nuk do të tolerojmë asnjë akt të tillë, keqbërësit do të përndiqen dhe dënohen", tha Kazanëv për mediat.Gjatë ditës, personi i tretë që akuzohej si i përfshirë në masakrën e djeshme Hamid Murad, 18 vjeç është vetëdorëzuar. Mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se në momentet kur ka ndodhur masakra ai ishte në shkollë dhe se ka dëshmitarë të shumtë që e kanë parë.Teksa gjuetia për dy personat që vranë 12 persona në revsitën “Sharli Hebdo” vijon, polica në Francë ka arrestuar shtatë persona, ka ndaluar dhjetëra të tjerë dhe nën hetim janë qindra të dyshuar. Shtatë personat e dyshuar mendohet të jenë bashkëpunëtorë ose familjarë të të dyshuarve. Ata u arrestuan në qytetet e Reims , pak kilometër larg Parisit.Në mesditë, Franca ka mbajtur sot në mesditë një minutë heshtje për 12 viktimat e djeshme dhe oficeren e policisë që humbi jetën sot. Pavarësisht motit me shi, qindra njerëz u mbodhën në shenjë solidarieteti për gazetarët dhe policët që humbën jetën në sulmin terrorist.Presidenti, François Hollande mblodhi Ministrat në një mbledhje për sigurinë e vendit. Në takim ishte edhe ish-Presidenti francez Nikolas Sarkozi , i cili pati edhe një takim vetëm me Hollande për të ofruar mbështetjen e tij pas sulmit në revistën satirike.Menjeherë pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i Francës, Manuel Vals, tha se tashmë Franca ka një plan për sigurinë kombëtare dhe bashkimin kombëtar. Vals tha se prioritet është kapja e atentatorëve që vranë 12 persona në redaksinë e "Charlie Hebdo"."E kuptojmë shqetësiine publikut dhe ne po ndjekim situatën me shumë vëmendje ", tha ai.Ora 15:00/Dy atentatorët rrethohen në veri të ParisitFranca është ngritur në këmbë për të arrestuar të dyshuarit si atentatorë të masakrës në redaksinë e revistës satirike javore Charlie Hebdo, ku mbetën të vrarë 12 persona mes tyre drejtori Stephane Charbonnier.Dy të dyshuarit janë njohur dhe identifikuar nga një punonjës në një pikë karburanti në Villers-Cotterêt, një zonë mes Parisit dhe qytetit Reims.Mediat raportojnë se ata kanë grabitur karburant, ushqime dhe sende të tjera dhe më pas janë janë larguar në drejtim të Seine-et-Marne. Makina e të dyshuarve së bashku me vrasësit brenda u indetifikua 85 kilometra larg nga parisi, dhe po udhëtonte në drejtim të kryequtetit francez.Ndërkaq janë ndaluar nga policia motra dhe kunati i tyre si edhe bashkëshortja i njërit prej të kërkuarve.Tashmë ka nisur ndjekja e makinës, tip Clio e bardhë nga autoritetet franceze, ku dyshohet se ndodhen Said dhe Sherif Kuaci të cilët akuzohen si vrasës të 12 personave.Dëshmitarët thanë se makinën e tyre ka pasur armë që ishin lehtësisht të dukshme nga jashtë.Policia franceze publikoi mbrëmë fotot e dy vëllezërve franko algjerianë Said dhe Sherif Kouachi, 34 dhe 32 vjec.
Ata dyshohen si militantë të Al Kaedës dhe vrasës profesionistë të stërvitur në Jemen. Ata jetonin në Paris dhe ishin me precedent penalë. Sherif Kouachi u dënua në 2008 me 18 muaj burg me akuzën e terrorizmit pasi u shpall fajtor për rekrutimin e luftëtarëve në radhët e terroristëve në luftën e Irakut.Ndërkohë personi i tretë që akuzohej si i përfshirë në masakrën e djeshme Hamid Mourad, 18 vjeç është vetëdorëzuar. Mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se në momentet kur ka ndodhur masakra ai ishte në shkollë dhe se ka dëshmitarë të shumtë që e kanë parë.Franca mban zi Franca ka mbajtur sot në mesditë një minutë heshtje për 12 viktimat e djeshme dhe oficeren e policisë që humbi jetën sot. Pavarësisht motit me shi Qindra njerëz u mbodhën në shenjë solidarieteti për gazetarët dhe policët që humbën jetën në sulmin terroristNdërkaq presidenti Fransua Hollande mblodhi ministrat në një mbledhje për sigurinë e vendit. Në takim ishte edhe ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozi , i cili pati edhe një takim vetëm me Francois Hollande për të ofruar mbështetjen e tij pas sulmit në revistën satirike.Menjeherë pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i Francës Manuel Vals, tha se tashmë Franca ka një plan për sigurinë kombëtare dhe bashkimin kombëtar.Vals tha se prioritet është kapja e atentatorëve që vranë 12 persona në redaksinë e Sharli Hebdo."E kuptojmë shqetësimet e publikut dhe ne po ndjekim situatën me shumë vëmendje ", tha ai.Arrestohen shtate persona, dhjetëra ndalohen, qindra në hetimTeksa gjuetia për dy personat që vranë 12 persona në revsitën Sharli Hebdo vijon, polica në Francë ka arrestuar shtatë persona, ka ndaluar dhjetëra të tjerë dhe nën hetim janë qindra të dyshuar.Shtatë personat e dyshuar mendohet të jenë bashkëpunëtorë ose familjarë të të dyshuarve. Ata u arrestuan në qytetet e Reims , pak kilometër larg Parisit.Kryeqyteti francez është blinduar nga forca të shumta policie në të gjitha zonat e identifikuara si me rrezik të lartë. E gjithë bota u trondit nga vrasja e gazetarëvë në “Charli Hebdo” dhe sulmi u dënua nga krerët e shteteve në mbarë botën , përfshirë edhe vendet arabe.Sulmi në redaksinë e revistës vjen vetëm pak kohë pasi “Charlie Hebdo” publikoi një karikaturë të liderit të shtetit silamik Ebu Bekr el-Bagdadi, gjë e cila mendohet apo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet e këtij sulmi.

Portretet e viktimave[caption id="attachment_447003" align="alignnone" width="978"]
Momenti kur atentatoret vrasin nje person ne rruge, Paris 7 janar 2015[/caption] 
