Stramacioni pranë divorcit me Interin, Diego Simeone është në pritje
Divorci mes Interit dhe trajnerit Stramacioni duket shume i afërt, pasi vetë drejtuesit e skuadrës zikaltër kanë në dorë listën me emrat e mundshëm për të zënë vendin e teknikut aktual.Zikaltërit kanë humbur besimin tek trajneri actual, Andrea Stramaccioni, dhe janë duke menduar që tani për zëvendësuesin e tij. Emri më i spikatur dhe më i pëlqyer nga presidenti Moratti, është ai i argjentinasit të Ateltico Madrid, Diego Simeone. Tekniku Argjentinas është një ish pjesar i Zikaltërve, pasi ka qenë pjesë e tyre për vite me radhë ku ka fituar në 1996-97 edhe trofeun e Kupës së Uefas me ngjyrat e Interit.Lajmin për një largim të mundshëm të Stramcionit nga klubi milanez, e ka dhënë rrjeti mediatik italian "Mediaset". Sipas “Sport Medisaet”, edhe pse Massimo Moratti do t'i besojë trajnerit të tij aktual deri në fund të sezonit, ai dëshiron një trajner të profilit të lartë për të përgatitur një ekip që të jetë në gjendje të luftojë për tituj.Diego Simeone, ka drejtuar Atletico Madrid në një sezon të mrekullueshëm këtë vit, me ekipin që pozicionohet në vend të dytë, i lënë pas vetëm nga Barcelona dhe me kualifikimin në Champions League për edicionin e ardhshëm praktikisht të sigurt.Simeone, pritet që më shumë gjasa të sërë vendin e Stramcionit, në fund të sezonit. Tekniku argjentinas gëzon simpatin jo vetëm të Moratit por edhe të tifozëve të interit.Megjithatë, nëse për ndonjë arsye kalimi i 42-vjeçarit në "San Siro" nuk do të konkretizohet, midis alternativave për stolin e Interit përfliten edhe tre emra të tjerë, tekniku aktual i Lacios Petkoviç, Maxarri i Napolit dhe ish trajneri i Kombëtares Franceze, Loren Blank.