Manchester United mund Realin në merkato

Edhe pse sonte do të përballen në një sfidë jetike, marrëdhëniet mes Real Madrid dhe Manchester United për sa i përket merkatos kanë qenë gjithmonë të mira. Të dy klubet kanë qenë protagonistë të disa transferimeve mjaft të bujshme në merkaton e futbollistëve, por ata që kanë përfituar më shumë të ardhura kanë qënë anglezët.Gjatë gjithë historisë, janë gjashtë lojtarë të mëdhenjë që kanë veshur fanellën e dy klubeve, katër prej të cilëve janë transferuar nga "Djajtë e Kuq" drejt Mbretërorve spanjollë, dhe bilanci është plot 160 milionë Euro shpenzime.Ishte ikona e Manchester United, Devid Bekham, i cili pas një debati me trajnerin e klubit Ferguson kaloi në radhët e Real Madridit për shifrën e  35 milionë Eurove. Përveç Beckham edhe sulmuesi Rud Van Nistelroi, u transferua nga Manchester drejt kryeqytetasve spanjollë për shifrën e 15 milion Eurove.Ndërsa transferimi më i bujshëm ka qenë ai i Cristiano Ronaldos, e cila konsiderohet edhe si blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Pas 6 edicionesh të shkëlqyera në “Old Trafford”, ylli portugez u vu nën shënjestrën e  Florentino Perez, i cili për ta blerë pagoi një shifër rekord prej 93 milionë Eurosh.Të dyja fanellat e dy prej klubeve më të mëdha botërore i ka veshur edhe mbrojtësi argjentinas, Gabriel Heinze. Ndërsa një tjetër kalim i madh por kësaj radhe nga Real për te Manchester ishte edhe ai i sulmuesit britanik, Maikëll Ouen.