Barcelona projekton skuadrën për 2014

Barcelona në Janar ishte e vetmja skuadër që nuk bëri asnjë lëvizje në merkato.  Duke parë formën e mirë që po kalonte në të tre kompeticionet ku merr pjesë, drejtuesit katalanas nuk e panë të nevojshme të ndërhyjnë në merkato për të sjellë përforcime, por kjo gjë nuk do të ndodhë në merkaton e ardhëshme. Drejtuesit e klubit më të mirë në botë jo vetëm në aspektin e drejtimit por edhe në lojën e shfaqur në këto vitet e fundit, kanë realizuar një projekt që tani për merkaton e ardhëshme.Tito Vilanova, edhe pse ndodhet në New York për të kuruar tumorin, është vizituar nga Drejtori Sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta, me të cilin kanë folur për programin e merkatos së verës.Sipas asaj që raporton e përditshmja  katalanase "Sport", drejtuesit  blaugrana kanë gati 45 milionë Euro për blerë supertalentin brazilian Neymar, ndërsa do të tentojnë edhe një mbrojtës qëndre ku në plan të parë qëndron një tjetër brazilian siç është David Luiz.Ndërsa objektivi tjetër është blerja e një portiere, pasi Valdes, duket se nuk pëlqehet më nga drejtuesit e skuadrës Katalanase. Portieri i Mancester United, De Gea, qëndron në plan të pare, por deri në merkaton e verës do të shikohen edhe alternative të tjera. Projekti i katalanasve është i qartë, të përmirësohen repartet e nevojshëm që skuadra të mos humbasë shkëlqimin dhe dominimin e viteve të fundit. Tani mbetet për tu parë dhe për tu mësuar se sa do të realizohet projekti i studiuar nga dirigjenca Katalanase.