Real-United ju vetëm sfidë, por përballje "Apokaliptike"
Mourinho kundër Ferguson, Ronaldo kundër Rooney: Në tapetin e "Santiago Bernabeut", sot në mbrëmje do të jenë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të premtuar shoë dhe spektakël. Jemi ende në 1/8-at e Champions League por përplasja mes Real Madrid dhe Manchester United ka shijen e një finaleje të parakohshme.Dy klubet që kanë bërë historinë jo vetëm në La Liga dhe në Premier Ligë, do të përballen sonte në një betejë për jetë a vdekje, ku të dyja skuadrat kërkojnë që të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit që në përballjen e parë. Madrilenët, 9 herë fituesit e Chempions Ligë, do të kërkojnë që në “Bernabeo”, në tempullin e Futbollit të arrijnë fitoren për të kaluar një rivalë direkt dhe për të shpresuar në fitim e trofeut të dhjetë. Për Mourinhon është jetike fitimi i këtij trofeu, pasi kampionatit i është dhënë lamtumira prej kohësh. Nëse nuk arrihet ky objektiv madhor, atëherë portugezi duhet të përgatisë që tani valixhet për tu larguar nga kryeqyteti spanjollë.Ndryshe nga situata në kampin madrilenë, strategu skocez Ferguson dhe skuadra e tij Manchester United, vjen në këtë përballje titanësh më e qetë, pasi me 12 pikë avantazh, titulli në Premier Ligë, është në dorën e tyre. Ferguson dhe armata e tij me në krye Runin dhe Vanpersin do të kërkojnë që të surprizojnë në strofullën e tyre jo vetëm madrilenët por edhe dyshen legjendare portugese Maurinho dhe Ronaldo. Ky i fundit do të luaj përballë të kaluarës së tij, përballë klubit që e rriti dhe e bëri ky që është në ditët e sotme. Ylli portugez do të kërkojë të mundë mësuesin e tijë, Ferguson, që për gjashtë vite me radhë te skuadra e djajve i ka dhënë shumë nga repertori i tij. Superdueli Real - Manchester nuk do të jetë një sfidë mes skuadrave që kanë bërë historinë e Chempions Ligës dhe që së bashku numërojnë 12 tituj kampionë, por edhe një përballje mes më të mirëve të futbollit. Nga njëra anë qëndrojnë dy portugezët Mourinho dhe Ronaldo, ndërsa nga ana tjetër janë dy britanikët Ferguson dhe Runi. Në një përballje të tillë gjigantësh nuk mbetet gjë tjetër për të bërë vetëm se të shijosh në maksimum spektaklin e garantuar.