Mourinho – Ferguson, dueli vazhdon

Janë dy miq të mirë, që e vlerësojnë në maksimum njëri-tjetrin, por dueli mes tyre pritet të jetë mjaft interesantë. Në mes tyre, trajneri aktual i Realit të Madridit kryeson ndaj strategut skocez. Mourinho dhe Ferguson, si trajnerë janë përballur në total 14 herë. Gjashtë fitore regjistron portugezi nga qyteti i Setubal dhe tre fitore për veteranin nga Gllasgou, ndërsa pesë përballje të tjera janë ndarë barazim.Dueli i tyre i parë si trajnerë të skuadrave respektive ishte, Porto-Mancester UTD, në Ligën e Kampionëve në sezonin 2004-2005. Në këtë sezon, Porto eliminoi Junajtid në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Pasi kaloi në stolin e Celsit, Mourinjo e zgjeroi rekordin e vet në katër ndeshje të tjera pa u mundur nga të besuarit e Fergusonit. Në ndeshjen e tij të parë në Angli, fitorja shkoi për blutë e teknikut portugez.  Ndërsa më tej mbërriti suksesi i dytë  në Premier Ligë, një triumf i ri i Çelsit çka vulosi edhe titullin kampion, që kthehej në "Stamford Bridge" pas gjysmë shekulli. Një sezon më pas vjen fitorja e parë e Ferguson ndaj teknikut Mourinho në Premier Ligë, ndërsa ky i fundit do të hakmerrej shumë shpejt, që në fazën e dytë të kampionatit. Dueli vijoi për vite me radhë deri sa Muorinho kaloi te skuadra e Interit. Në vitin 2009, përsëri në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, Junajtid mori një barazim pa gola në "San Siro", ndërsa bëri gjithçka mirë në kthim, duke i mposhtur italianët në "Old Trafford" me rezultatin 2-0 . Kjo ishte përballja e tyre e fundit, ndërkohë që sonte  katër vjet më vonë, dy trajnerët e mirënjohur ritakohen në "Bernabeu"për të rikujtuar edhe një herë përballjet spektakolare të dikurshme.  Përveç këtyre statistikave të trajnerve, ajo që vlen të theksohet në këtë përballje është se Madrilenët kryesojnë ndaj Djajve në përballjet e luajtura për Chempions Ligë. Nga 8 duele gjithsejë, kyeqytetasit kanë fituar tre, kanë barazuar po në tre ndeshje ndërsa kanë humbur vetëm 2 përballje.