Renditja e FIFA-s, Kombëtarja Kuq e Zi humbet 8 vende në renditje
FIFA ka publikuar sot renditjen e ekipeve kombëtare të futbollit për muajin Janar-Shkurt, ku siç edhe jemi mësuar në muajt dhe vitet e fundit, renditja kryesohet nga kampionët e Botës dhe Europës Spanja.Iberikët që në miqsoret e Shkurtit shkatërruan uruguajin, vazhdojnë të jenë superfuqia botërore e futbollit. Kombtarja spanjolle e drejtuar nga tekniku i mirënjohur, Vinsente Del Boske, ndiqet në kasifikim nga kombëtarja e Gjermanisë dhe Argjentina e Lionel Messit. Anglia pas fitores me Brazilin ndodhet në vendin e 4 të renditjes ndërsa Italia plotëson 5-shen më të mirë të kësaj renditje për muajt Janar-Shkurt.Pas humbjes 1-2 kundër Gjeorgjisë, Shqipëria ka humbur 8 pozicione, duke zbritur në vendin e 71. Kombëtarja jonë është kaluar tashmë në renditje nga rivalët e miqsores së zhvilluar në 6 Shkurt. Një vend në renditje para Kombëtares Shqiptare ndodhet Egjypti, ndërsa në rajon vazhdojmë të lëmë pas fqinjët e Maqedonisë.Në renditjen e ditës së sotme nga institucioni më i lartë i futbollit edhe Komëbtarja e Brazilit ka humbur disa vende në renditje. Pas humbjes me Anglinë, Kombëtarja e drejtuar nga Felipe Skolari, renditet në vendin e 18, një vend më poshtë se sa Franca e cila në miqsoret e fundit u mund nga Gjermania në "Sta De France", me rezultatin 2-1.Ajo që bie në sy në këtë renditje të FIFA-s, është se në Top 10-she gjenden skuadra si Kroacia dhe Rusia, Portugalia dhe Hollanda të cilat janë lënë pas nga Kolombia e sulmuesit të talentuar Radamel Falcao.