Çmenden Sheikët e Cityt, 52 milion paund për Cavanin
Mançester Siti, që këtë vitë po vazhdonë të zhgënjejë në çdo aspekt, është gati të fillojë një cikël të ri që në sezonin e ardhshëm futbollistik. Drejtuesit Sheik të Qytetarëve Britanik, po mendojnë që tani që gjatë merkatos së verës të bëjnë përforcimet e duhura, që skuadra të rikthehet edhe një herë pretendente për të dominuar futbollin Anglez. 60 milion paund, janë që tani të gatshme në arkat e klubit britanik për tu vënë në dispozicion të Mancinit dhe drejtorit sportiv të Manchester Sitit.Trajneri Italian dhe drejtori sportiv, Çiki Begirishtajn, kanë caktuar si prioritet të merkatos së ardhshme sulmuesin e Napolit Edison Kavanin, për të zgjidhur problemet e skuadrës në repartin e avancuar, që është shfaqur shumë larg formës së zakonshme në këtë sezon. Përveç sulmuesit uruguaian, drejtuesit e Qytetarve Britanik, kanë vënë nën shënjestër edhe mesfushorin e Seltik Glasgou, Viktor Uaniama, që bëri një performancë të shkëlqyer në përballjen e Chempions League, kundër Torinezve të Juventus. Mançester Siti, mendohet se ka hapur bisedimet me Napolin për shërbimet e Kavanit. Duke parë se nuk kanë më shanse për Radamel Falkaon, i cili mendohet se është gati të nënshkruajë për Çelsin, ata kanë zgjedhur që të paguajnë plotë 52 milion paund për kartonin e bomberit, Kavani. Kjo shifër e vënë në dispozicion nga drejtuesit e Manchester Sitit, mund të thyejë edhe rekordin e transferimeve në Angli. Për të financuar këtë lëvizje të rëndësishme në merkato, Siti do të shesë edhe Edin Xhekon, pas largimit të Mario Balotelit, në merkaton dimërore. Sulmuesi boshnjak do të sjellë rreth 25 milion paund të tjera në arkat e klubit, duke lehtësuar disi barrën e rëndë që sjellë blerja e futbollistit uruguaian.Ndërkohë, Uaniama është gati t'i bashkohet kampionëve në fuqi të Anglisë, që në fund të këtij sezoni, me klubin skocez që kërkon rreth 10 milion Euro për mesfushorin kenian.