Flamurtari - Bylis formacionet e mundshme
Flamurtari luan sot ndeshjen e prapambetur kundër Bylisit, e vlefshme për javën e parë të Fazës së dytë të superligës shqiptare. Vlonjatët vijnë në këtë takim me ide të qarta se fitorja do ti afrojë më shumë për në kupat e Europës. Trajneri i kësaj skuadre kërkon ta nisë me fitore fazën e dytë, ndërsa kërkon edhe mbështetjen e tifozëve bregdetarë për t'ia arritur qëllimit. Ndërsa nga ana tjetër skuadra e Bylisit e cila ka bërë një përformancë të shkëlqyer deri më tani, kërkon të surprizojë përsëri vlonjatët pas ndeshjeve të kupës.Trajneri i Flamurtarit, Xhoka, pritet të luaj në këtë takim me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Koliqi, në mbrojtje: Lazarevski, Rajoviç, Pezo dhe Veliu, në mesfushë: Lena dhe Telushi, ndërsa treshja Muzaka, Zeqiri dhe Soza do të mbështesin sulmuesin e vetëm Memellin.Ndërsa skuadra e Bylisit pritet të përgjigjet me formacionin: 4-4-2.Në portë: Haxho, në mbrojtje: Idrizaj, Shoshi, Ristevski dhe Adebajo, në mesfushë: Meto, Sefa, Izuçuku dhe Xhob Huan, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Bakiu dhe Arbri.Ndeshja do të luhet në orën 17 në stadiumin e Flamurtarit.Kjo përballje u shty dy herë në fundjavë pasi skuadra e Flamurtarit kërkoi ti bënte nderimet ish legjendës futbollistike të këtij qyteti, Alfred Zijai, që u nda nga jeta në moshën 52 vjeçare.