Barazim spektakolar në Donetsk, Borusia vazhdon të jetë e pamposhtur
Shakhtar Donetsk - Borusia Dortmund, ka qenë një tjetër sfidë emocionuese Ligës së Kampionëve e cila ka dhuruar emocione të shumta.Në Donetsk të Ukrainës, gjermanët e Borusia Dortmund kanë arritur të marrin një barazim plotë 2-2, plot vlera duke hedhur një hap të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit. Takimi mes dy skuadrave që pak a shumë luajnë të njëjtin futboll të hapur dhe spektakolar, ashtu siç pritej ka dhuruar emocione të shumta pasi janë shënuar plot 4 gola.Ekipi ukrainas, e ka nisur në mënyrën e duhur këtë sfidë, duke arritur të gjejë golin e avantazhit me një gol spektakolar të Dario Sernes, i cili la të shtangur portierin e Dortmund në minutën e 31-të. Por 10 minuta më vonë, ishte i zakonshmi Levandovski ai që gjeti rrugën e rrjetës, për të mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.Në pjesën e dytë, Shakhtar e dominoi ndeshjen duke treguar se jo rastësisht ka mbërritur në këtë pikë të turneut. Goli i Daglas Kostes në minutën e 68-të, dha përshtypjen sikur ekipi ukrainas po merrte një fitore të vyer në këtë sfidë, por entuziazmi i vendasve është shuar 3 minuta para përfundimit të lojës, kur mbrojtësi Humels shënon me kokë golin e brazimit, duke vulosur rezultatin 2-2 të kësaj ndeshje. Verdhezinjtë vazhdojnë të jenë të pamposhtur ndaj skuadrave ukrainase, ndërsa do të kërkojnë kulifikimin në ndeshjen e kthimit. Pas këtij Brazimi në "Iduna Park", Dortmund ka më shumë shanse për të siguruar kualifikimin. Verdhezinjve për të kaluar në raundin tjetër Chempions Ligës, përveç fitores u mjafton si barazim pa gola ashtu edhe barazimi 1-1.