Shakhtar Donetsk-Borusia Dortmund, formacionet e mundshme

Mbrëmja e sotme në Chempions Ligë, pritet të jetë edhe më emocionuese se ajo e një nate më parë, pasi një tjetër sfidë interesante ku nuk do të mungojë spektakli, është edhe ajo mes Shaktar Donetsk dhe Borusia Dortmund. Ky duel mendohet i barabartë për nga mënyra e lojës që këto dy skuadra shfaqin. Si Shaktar ashtu edhe Durtmund bëjnë një lojë të hapur e cila garanton spektakël, lojë të bukur dhe emocione të shumta. Kjo sfidë është përgatitur në perfeksion nga dy trajnerët të cilët kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën e madhe të Chempions Ligë.Vendasit e drejtuar nga tekniku Luçesku, pritet të luajnë me formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Pjatov, në mbrojtje: Sërna, Shigrinski, Rakitski dhe Rat, në qendër të mesfushës do të jenë dyshja: Fernandinjo dhe Stepanenko, ndërsa treshja Teikseira, Mkitarian dhe Taison do të mbështesin në repartin e avancuar sulmuein Luis Adriano.Në kampin tjetër, trajneri i gjermanve Klop, pritet të luaj me formacionin: 4-3-3. Në portë: Vajdenfeler, në mbrojtje: Pisçek, Subotiç, Humels dhe Shmelcer, në mesfushë Kuba, Bender dhe Kehl, ndërsa në sulm do të jetë treshja e frikshme Rojs, Levandovski dhe Gëtse.Kjo përballje do të luhet në Donjetsk të Ukrainës në orën 20 e 45.Duke parë futbollin e njëjtë që luajnë këto dy ekipe në kompanitë e basteve, nuk ka një skuadër shumë të faforizuar. Fitorja e vendasve kuotohet me koefiçentin 2.55, barazimi me 3.15, ndërsa fitorja e miqve nga gjermania kuotohet me koefiçentin 2.65.Sipas statistikave, kampionët e Gjermanisë janë të pathyeshëm në Ukrainë, pasi asnjëherë nuk kanë humbur ndaj ekipeve Ukrainase.