Boston mund Çikagon pa shumë histori
Ndeshja mes Boston dhe Çikagos, zakonisht një klasike e Konferencës së Lindjes, këtë radhë ka qënë një duel mjaft i shëmtuar, i përfunduar me rezultatin 71-69 për Boston. Shkak bëhet fakti se që nga sot, dy skuadrat kanë rreth një javë pushime për shkak të "All Star Game".Por jo të gjithë lojtarët e kanë pasur mendjen te pushimet, siç e konfirmon fakti që Kevin Garnet, ka refuzuar dëshirën e trajnerit Dok Rivers, për të qëndruar pushim edhe në këtë ndeshje. Lojtari i Qëndrës së Boston luajti 26 minuta dhe arriti të shënonte 12 pikë e 11 topa në tabelë. Ndërsa pikëshënuesi më i mirë nga të dy skuadrat ishte, Brendon Bas i Boston, me 14 pikë. "Ndeshjet në këtë periudhë janë disi të çuditshme, pasi lojtarët disa janë të lodhur, disa të dëmtuar dhe disa të tjerë e kanë mendjen që tani te plazhi që i pret në Republikën Dominikane", ishte komenti Riverst, trajner i skuadres së Boston.Në ndeshjet e tjera të natës së mbrëmshme bie në sy fitorja e Los Anxhelos Klipërs ndaj Hjuston me rezultatin 106-96, ku domethënës është fakti që më në fund, trajneri Vini Del Negro, ka arritur të hedhë në fushë të gjithë titullarët, që kanë lënë pas dëmtimet e tyre. Karon Batler shënoi 19 pikë, Bleik Grifin regjistroi 20 pikë e 11 topa në tabelë, Çonsi Billaps shënoi 19 pikë, Xhamal Krouford shënoi 13 pikë dhe Kris Pol regjistroi 10 pikë e 11 pasime. Në takimet e tjera të mbrëmjes në basketbollin amerikan janë shënuar këto rezultate:Sharlot - Indiana 77-101San Antonio - Kliveland 96-95Atlanta - Orlando 108-76Toronto - Nju Jork 92-88Denver - Bruklin 108-119Uashington - Detroit 85-96Çikago - Boston 69-71Portland - Nju Orlins 63-99Filadelfia - Miluoki 92-94Utah - Minesota 97-93Sakramento - Dallas 100-123Hjuston - LA Klipërs 96-106