Real Madrid-Manchester United, formacionet e mundshme
Në superpërballjen e mbrëmjes së sotme për Chempions League, mes Real dhe Manchestern United, e konsideruar nga të gjithë si një finale e parakohshme trajneret e të dyja skuadrave kërkojnë një rezultat pozitiv për të lehtësuar gjërat në ndeshjen e kthimit. Tekniku portugez Mourinho, përveç mungesës së kapitenit të skuadrës Kasilias për shkak të dëmtimit, nuk do të jetë i kushtëzuar nga mungesa të tjera. Gjithashtu edhe trajneri skocez Ferguson, pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin më të mirë të mundshëm.Në këtë përballje, Real Madrid pritet që të luajë më formacionin 4-2-3-1:Në portë: Diego Lopez, në mbrojtje Arbeloa, Pepe, Serxho Ramos dhe Koentrao, në qendër të mesfushës: Xabi Alonso dhe Khedira, ndërsa Di Maria, Ozil, dhe Kristiano Ronaldo do të mbështesin sulmesin francez Benzema që pritet të luaj i vetëm në vijën e parë të sulmit.Nga ana tjetër strategu i Djave, Ferguson, pritet të hedhë nga minuta e pare, po të njëjtin formacionin 4-2-3-1.Në portë: De Gea, në mbrojtje Rafael, Ferdinand, Vidiç dhe Evra, në qendër të mesfushës: Carrick dhe Kleverlei, ndërsa treshja Valencia, Runi dhe Nani do të mbështesin në sulm bomberin holandez, Robin Van Persi.Ndeshja do të luhet në “Bernabeo në orën 20 e 45. Kryeqytetasit Spanjollë janë më të favorizuar në këtë takim nga kompanitë e basteve, pasi një fitore e Madrilenëve kuotohet me kofiçentin 1.7, barazimi: 3.35, ndërsa një fitore e mundëshme e Djave Britanik, kuotohet me koefiçentin 5.