Milan - Barcelona, ethet nisin që tani

Edhe pse Milani do të luaj në mesjavën e ardhshme përballjen e tyre të parë kundër Barcelonës për fazën e 1/8 të Chempions Ligë, kuqezinjtë janë përfshirë që tani në ethet e kompeticionit më të rëndësishëm Europian për klube.Djajtë italianë do të përballen me Barcelonën në "San Siro", në një sfidë të madhe, për të përcaktuar se cili nga gjigantët e futbollit Europian, do të mbetet jashtë këti kompeticioni. Adminsitratori i kuqezinjve, Adriano Galliani, siguron se formacioni i Allegrit nuk do të nënshtrohet psikologjikisht përballë skuadrës më të fortë në botë, duke kujtuar se Milani ka më shumë trofe dhe histori. "Kampionati është një garë me 38 ndeshje, ku secila vlen 3 pikë, ndryshe nga Champions League, ku duhet të japësh maksumumin për të kaluar turin. Ndaj Barcelonës do të luajmë të qetë, të panënshtruar psikologjikisht. Është kuriozitet që do të përballen me katalanasit për të shtatën herë brenda 2 sezonesh. Barcelona është skuadra më e fortë në botë, por ne kemi më shumë trofe dhe histori", u shpreh numri dy i Milanit.Më pas, Galliani shuan polemikat për sa i përket funksionimit në dyshes sulmuese El Shaarawy-Balotelli, duke theksuar se nuk mund të ketë papërshtatshmëri mes tyre përderisa luajnë në pozicione të ndryshme."Nuk e kuptoj pse flitet për papërshtatshmërinë mes El Shaarawy dhe Balotellit. Njëri është sulmues anësor, ndërsa tjetri sulmues kryesorë. Stephan ka luajtur gjithmonë dhe tani që ka një problem në tendinën e gjurit duhet të pushojë pak", vijoi Galliani. Numri numri 2 i klubit kuqezi, e konsideron lëvizje të goditur blerjen e Balotellit, rikthimin e të cilit në Itali e sheh si avantazh për futbollin Italian. Ndërsa në fund të deklaratës për mediat Italiane, Adriano Galliani vlerësoi punën e trajnerit Allegri për rikthimin e Milanit konkurrent, pas një starti mjaft të vështirë të sezonit.