Sadiku shënon dopiet në fitoren e Luganos
Armando Sadiku, është goleadori i momentit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare sigloi dy gola në fitoren 0-3 të Luganos, në fushën e Lokarnos. Elbasanasi e nis në mënyrën më të mirë vitin 2013 në kampionat, duke shtuar edhe diferencën e golave në krye të listës së golashënuesve, në kampionatin e kategorisë së dytë në Zvicër. Serinë e golave në këtë takim e hapi Daniele Ruso në minutën e 34-t, ndërsa në minutën e 42-të nisi edhe shoë i Sadikut, i cili shënoi golin tij të parë për të mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë të lojës, sulmuesi u bë edhe një herë protagonist, me golin e tij të tretë për skuadrën dhe të dytin personal. Bomberi i kombëtares Kuqezi, shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë për të trefishuar rezultatin e takimit dhe për të vulosur fitoren bindëse të skuadrës së Luganos. Ky ishte goli i tretë që Sadiku i shënonte ish skuadrës së tij. Me përformancën e bërë te skuadra e luganos dhe te Kombëtarja Shqiptare, sulmuesi kuq e zi është vënë në qendër të merkatos, pasi shumë skuadra ndërkombtare janë vënë në ndjekje të bomberit të talentuar. Sadiku është vetëm 21 vjeç dhe kërkohet nga skuadra të mëdha, jo vetëm në Zvicër por edhe në arenën ndërkombtare. Sadiku ka shënuar 13 gola deri tani me skuadrën e Luganos, duke u shndërruar një një sulmues kryesor te skuadra e tij dhe jo vetëm. Përveç triumfit të Sadikut gjërat duket se nuk kanë shkuar mirë për një bomber tjetër të Kombëtares Shqiptare. Besart Berisha dhe skuadra e tij Brisbane Roar, është eliminuar nga Champions League e Azisë. Skuadra e Besart Berishës, është mundur dje nga tajlandezët e Buriram United me penallti, pasi 120 minutat ishin mbyllur pa gola. Ajo që vlen të theksohet është se Berisha nuk ka arritur të shënojë nga pika e bardhë në gjuajtjet e 11-metërshave. Tomas Broish, Besart Berisha dhe Xhejms Mejer, nuk arritën të kalojnë portierin në gjuajtjet e penalltive. Ndërkohë, skuadra vendase, shënoi të tria penalltitë e para dhe sigurojë kualifikimin. Brisbane Roar, eliminohet kështu nga Kupa e Kampioneve dhe rikthen vëmendjen në kampionat ku gjithashtu po kalon një sezon të vështirë. Besart Berisha ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje në kampionat, teksa sezonin e shkuar doli golashënuesi më i mirë i kampionatit me 21 gola duke fituar edhe "Këpucën e Artë".