Inter projekton skuadrën e re për 2013-2014
Interi kërkon që në edicionin e ri të rikthehet fuqishëm, por për ta bërë një gjë të tillë, drejtuesit Zikaltër kanë projektuar emrat që do ti bashkohen skuadrës së Interit që në merkaton e verës.Massimo Moratti, do të paktën vendin e tretë. Pavarësisht se është i vetëdijshëm për forcën dhe grupin aktual që posedon Interi, presidenti zikaltër i ka të qarta objektivat e këtij sezoni. Dhe në rastë se skuadra ia plotëson "dëshirën", atëherë bosi i Interit pritet që në merkaton e ardhshme të sjellë në “Appiano Gentile” disa emra të njohur për të patur një ekip të denjë edhe për Champions League.Emri i parë që thuhet se ka arritur akordin me klubin milanez, është talenti argjentinas i Sampdorias, Mauro Icardi, i cili pasohet nga emra të tjerë të njohur si: Osvaldo, Benzema apo Dzeko, të cilët do ta bënin sulmin e Inter shumë të frikshëm.Në mesfushë vazhdon ëndrra e vjetër Paulinho por edhe emra të tjerë të talentuar si: Di Maria, Obiang apo Diego Perez i Bolognas.Në mbrojtje do të tentohen dy emra: Andreolli i Chievos dhe Campagnaro i Napolit (i cili ka firmosur një parakontratë), ndërsa për pankinën pasuesi i Stramaccionit shihet toskani, Walter Mazzarri.A do të arrijë Moratti të sjellë në skuadër gjithë këto emra? Gjithçka është në dorën e vetë Interit...