Anelka, debutim rekord me skuadrën e Juventus
Sulmuesi francez, Nicolas Anelka, ka debutuar me rekord në ndeshjen e tij të parë me ngjyrat e Juventusit.Bardhezinjtë fituan bindshëm në "Celtic Park", ndërsa Anelka regjstroi prezencën e tij në Champions League, me fanellën e gjashtë skuadrave, duke barazuar kështu sulmuesin suedez, Zalatan Ibrahimoviç.Ky i fundit ishte lojtari i parë që kishte mbajtur mbi supe fanellën e gjashtë skuadrave të ndryshme, në kompeticionin më të rëndësishem për klube në Europë. Francezi Anelka, me transferimin e tij te Juventus dhe debutimin e tij me ngjyrat e kësaj skuadre, në minutat e fundit ka barazuar kështu gjigantin suedez.Sulmuesi Anelka, përveç Juventusit në Champions League, ka luajtur edhe për skuadrat e Chelsea, PSG, Arsenal, Fenerbahce dhe Real Madrid.Me Madrilenët ka fituar këtë trofe në vitin 1999-2000.